Opinionet e pabazuara në fakte të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs

Opinionet e pabazuara në fakte të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs

Një javë më parë emisioni “Ajsberg” në MCN TV trajtoi seancën e rivlerësimit të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Në atë proces u vunë re shumë diskutime dhe fjalë.

Vëzhguesi i ONM, Theo Jacobs, pikërisht në këtë seancë, e cila zgjati më shumë se sa seancat e tjera, tha disa opinione të pabazuara në fakte. Sipas drejtuesit të emisionit Artur Çani ndër të tjera ai i ka thënë në seancë Elisabeta Imerajt se gjyqtarja që i kishte bërë divorcin nuk ishte paraqitur në vetting sepse ishte e korruptuar, ndërkohë që ky ishte opinion sepse fakti ishte ndryshe, ajo kishte mbushur moshën e pensionit.

“Mbase edhe vëzhguesit ndërkombëtarë i ka zënë sëmundja jonë për të thënë opinion të pambështetura në fakte. Duke mos përdorur faktet ne mund ti bëjmë opinionet si të duam duke hedhur poshtë çdo gjë. Faktet nuk e lejojnë këtë gjë sepse janë kokëforta. Vëshguesi i ONM, Theo Jacobs, pikërisht në këtë seancë nxorri një fakt sipas tij, por që ishte përgjysmë. Sigurisht ai nuk bëri punën  që i është caktuar të bëjë sepse një vendim i Apelit i Gjykatës së Romës e rrëzonte atë vendim të shkallës së parë ku mbështetej Jacobs. Ai i tha në seancë Imerajt se gjyqtarja që i kishte bërë divorcin nuk ishte paraqitur në veting sepse ishte e korruptuar. Ky ishte opinion sepse fakti ishte ndryshe, ajo kishte mbushur moshën e pensionit dhe për këtë arsye nuk ishte në vetting”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy