Mediat pro qeveritare në Turqi: Greqia do luftë!

Mediat pro qeveritare në Turqi: Greqia do luftë!

CNN Greece raporton se mediat pro qeveritare në Turqi janë hapur sot me tituj provokues, ku shkruhet se Greqia kërkon luftë. Gazeta Yeni Safak po qarkullon sot me një faqe të parë: "Greqia do luftë" duke iu referuar çështjes S-300.

 Në artikull flitet për dy skenarë: Ose Greqia dëshiron luftë ose se dëshiron të detyrojë Turqinë të zhvendosë S-400 në brigjet e Egjeut dhe të sjellë Perëndimin në konflikt me Turqinë.

“Aksam” shkruan se “radarët grekë S-300 kanë një armik, avionët F-16 turq”, duke përsëritur pretendimet për aktivizim të raketave nga Greqia.

Ndërkaq mediat opozitare në Turqi e vënë theksin në dobësimin e pushtetit të Rexhep Tajip Erdoganit, duke vënë në dukje se në mitingjet e tij parazgjedhore ka gjithnjë e më pak njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy