Zelensky-Italisë: Sanksiononi rusët, mos u ktheni në vendpushim për vrasësit

Zelensky-Italisë: Sanksiononi rusët, mos u ktheni në vendpushim për vrasësit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur ditën e sotme, në mënyrë virtuale, një fjalim para parlamentit italian.

Gjatë fjalës së tij, lideri ukrainas bëri thirrje që Italia të ngrijë të gjitha asetet e elitës ruse dhe të vendosë një embargo të plotë tregtare, përfshirë naftën.

Ju e dini shumë mirë se kush urdhëron trupat të shkojnë në luftë dhe kush po bën propagandë për këtë. Pothuajse të gjithë po përdorin Italinë si një vend pushimi. Mos u bëni strehë për vrasësit. Bllokoni  të gjitha pronat, llogaritë dhe jahtet, të gjitha pasuritë e atyre që kanë ndikim te kjo luftë. Mbështetni sanksionet kundër Rusisë, dhe vendosni një embargo të plotë tregtare, duke filluar nga nafta.

Ai gjithashtu kërkoi nga Italia që të ndalojë anijet ruse të hyjnë në portet italiane dhe të sanksionojë të gjitha bankat ruse.

Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rikthehet paqja. Largoni trupat pushtues nga Ukraina. Ne duhet të rindërtojmë Ukrainën. Së bashku me ju, së bashku me Italinë. Së bashku me Europën. Së bashku në Bashkimin Europian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy