Një gjykatë turke dënoi pronarin dhe arkitektin e hotelit Grand Isias në Adiyaman, në Anadollin juglindor, me mbi 18 vjet burg, i cili u shemb gjatë tërmetit të 6 shkurtit 2023, duke shkaktuar vdekjen e 72 personave.
Pronari i hotelit Ahmet Bozkurt dhe arkitekti Erdem Yilmaz u dënuan të dy me 18 vjet e 5 muaj burg për shkaktim të vdekjes dhe plagosjes së më shumë se një personi nga pakujdesia e vetëdijshme, raporton TV shtetëror Trt, duke bërë të ditur se, me mbi 17 vite burg u dënua edhe djali i pronarit, mbi 16 vjet burg inxhinieri, ndërsa dy inxhinierë të tjerë u dënuan mbi 8 vjet.

Ndër 72 viktimat e hotelit Grand Isias në Adiyaman, 35 ishin shtetas qipriotë turq, kryesisht adoleshentë që mbërritën në Turqi për të marrë pjesë në një turne volejbolli.
Tërmeti i shkurtit 2023, me magnitudë 7.8 ballë, goditi një rajon të gjerë në Anadollin juglindor, ku vdiqën mbi 53 mijë persona, si dhe një pjesë të Sirisë veriperëndimore, ku viktimat e konfirmuara ishin më shumë se 6 mijë.
Në javët pas tërmetit, mbi 260 persona të përfshirë në ndërtimin e ndërtesave të shembura u arrestuan në Turqi.



