
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta në të cilat shkruhet ‘Jo gjinorizimit të fëmijëve’, ‘Ka vetëm dy gjini’, mashkull femër’ etj.
Gazetari Mariglen Kume tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se pjesë e protestës është "Aleanca Pro Familjes", përfaqësues fetarë, deputetë dhe kreu i opozitës Sali Berisha.
“Familja duhet të lartësohet. Njeriu duhet të mbëshetet në shoqërinë tonë. Nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve.
Jam i gëzuar që ka përfaqësues nga KMSH, kisha katolike, kisha ortodokse, kemi qytetarë ateistë dhe joateistë.
Ka axhendë për shkatërrimin e familjes, për shkatërrimin e binaritetit.
Ky projektligj është gjenocid ndaj fëmijëve, ndaj shqiptarëve.”, tha gjatë fjalës së tij Akil Pano.



