Forcat ruse marrin kontrollin e centralit bërthamor më të madh në Evropë (VIDEO)

Forcat ruse marrin kontrollin e centralit bërthamor më të madh në Evropë (VIDEO)

Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.

“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.

Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Zjarri shpërtheu pas bombardimeve nga forcat ruse. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se zjarri tani është shuar dhe se s’ka viktima.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy