
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes së Whatsapp-it dhe të Instagram-it. Kjo u njoftua nga senatori republikan Josh Hawley, një nga kritikët më të zëshëm të Facebook-ut, pas një takimi me pronarin e tij. "Unë e sfidova atë të bëjë dy gjëra për të treguar se Facebook është serioz në lidhje me çështjen e paanshmërisë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe konkurrencën: shitjen e Whatsapp-it dhe të Instagram-it dhe nënshtrimin ndaj kontrollit të pavarur dhe të jashtëm për çështjen e censurës. Tha jo të për të dyja", tha Hawley.
Në Uashington Zuckerberg, gjithashtu, takoi Donald Trump për të diskutuar mbrojtjen e të dhënave, moderimin e përmbajtjes dhe kriptovalutën “Libra”. Presidenti amerikan e quajti "një takim i këndshëm" duke postuar një foto të themeluesit të Facebook-ut në Shtëpinë e Bardhë, në Studion Ovale.



