Turqia legalizon kanabisin në 19 provinca

Turqia legalizon kanabisin në 19 provinca

Turqia ka legalizuar kanabisin në 19 provinca, me qëllim që të luftojë prodhimin e paligjshëm, bëri të ditur Ministria e Ushqimit dhe Agrikulturës.

Kultivimi i kanabisit do të jetë rreptësisht i kontrolluar dhe do të shërbejë për qëllime mjekësore dhe shkencore.

Sipas rregullores, kultivuesit duhet të marrin leje nga qeveria për një periudhë 3-vjeçare, shkruan turkja “Hurriyet”.

Ata duhet të kenë një dëshmi që provon se nuk janë përfshirë asnjëherë në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të narkotikëve apo përdorimin e tyre.

Ekipe të ministrisë do të kontrollojnë sipërfaqet e mbjella çdo muaj.

Rregullorja parashikon që kultivuesit të dorëzojnë të gjitha pjesët e bimës në përfundim të procesit të kultivimit.

Provincat ku do të kultivohet ligjërisht kanabis janë: Amasya, Antalya, Bartın, Burdur, Çorum, İzmir, Karabük, Kastamonu, Kayseri, Kütahya, Malatya, Ordu, Rize, Samsun, Sinop, Tokat, Uşak, Yozgat dhe Zonguldak. 

Konsumi i kanabisit rekreacional është i paligjshëm në Turqi. Posedimi, sigurimi apo shpërndarja e lëndëve narkotike përfshirë kanabisin dënohet me minimum dy vjet burg në Turqi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy