Analisti që parashikoi suksesin e Bitcoin-it: Vlera e saj do të shkojë 400 mijë dollarë

Analisti që parashikoi suksesin e Bitcoin-it: Vlera e saj do të shkojë 400 mijë dollarë

Themeluesi i Standpoint Research, Ronnie Moas, i cili parashikoi rritjen e menjëhershme të monedhës elektronike, thotë se çmimi i Bitcoin-it do të shkojë 400 mijë dollarë për njësi.

“Vlera e saj do të shkojë 300-400 mijë dollarë dhe për mendimin tim do të bëhet monedha më e vlefshme në botë”, citohet ai në CNBC.

Moas ka parashikuar disa muaj më parë një rritje prej 80% për monedhën elektronike, duke i dhënë vlerën 5000 dollarë për vitin 2018.

Por që atëherë, Bitcoin arriti në 20 mijë dollarë, duke shënuar një rritje 700% në krahasim me parashikimin optimist të Moas.

Parashikimi për rritjen astronomike të vlerës së monedhës elektronike vjen vetëm kohë pasi platform më e madhe e këmbimit CME bëri të ditura kontratat e reja me Bitcoin.

Sipas Moas, rritja e Bitcoin nxitet edhe nga ideja se janë vetëm 21 milionë monedha të tilla.

“Nuk e di sa ar ka në tokë, por e di sa Bitcoin ka, dhe brenda dy vitesh do të ketë 300 milionë njerëz që do të përpiqen të shtënë në dorë disa milionë bitcoin”, parashikon Moas.    / RT / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy