
Analisti Sami Neza në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me akuzat ndaj Berishës për të cilat u shpreh se ky hetim ndaj tij ka ngadalësuar qëllimet e partisë demokratike. Ai tha se të gjitha debatet mendoj se janë debate shterpë, debate që nuk zgjidhin çështjen dhe se sipas tij, Berisha është kufizuar në liri në kundërshtim me kushtetutën.
E konsideroj momentin e hetimit të Berishës si një moment që natyrisht vështirëson funksionimin e Partisë Demokratike në termat e objektivave të fundit që kjo parti kishte vendosur me aksionin dhe qëndresën në parlament kundrejt mekanizmave të izolimit të kësaj partie nga qeveria. Ky hetim e ngadalëson këtë objektiv dhe ç’funksionon PD nga këto qëllime dhe prej atij aksioni sepse vëmendja diskursi dhe debatet që do zhvillohen me dy elementë njëra që lidhet me hetimet e SPAK të cilat që me publikimin e tyre lënë shumë për të dëshiruar dhe ndërkohë krijojnë hapësirë të madhe për tu konsideruar si frymëzime politike brenda.
Të gjitha debatet mendoj se janë debate shterpë, debate që nuk zgjidhin çështjen sepse neni 73 e ka zgjidhur dhe nuk lë hapësirë për subjektivizëm. Ky nen në vitin 2012 ka qenë më i reduktuar në kushtetutën e atij viti dhe atëherë flitej se prokuroria duhet të kërkonte leje nga kuvendi më pas u shtua mbrojtja për deputetë duke shtuar dhe barrierat për prokurorinë, për çfarëdolloj kufizimi të lirisë, çka do të thotë se gjykata speciale dhe SPAK kanë bërë një shkelje të procedurës që është shkelje kushtetuese që e ka atakuar dhe Berisha përmes avokatëve të tij.
I pyetur nëse po fshihet Berisha pas procedurës, Neza u shpreh se jo, ndërsa shtoi se Prokuroria nuk e ka formuluar akoma aktakuzën ndaj Berishës.
Nuk mund të themi se po fshihet pas procedurave sepse nuk është procedurë e thjeshtë ajo që po bëhet debat, është vendimi për të respektuar apo jo kushtetutën. Berisha ka deklaruar se është i hapur për të ndjekur procedurat që ka të bëjë me hetimin. Deklarata nuk është sa për të kaluar radhën, por nëse procedura anulohet besoj se ai do jetë i gatshëm ti nënshtrohet procedurave të nevojshme. E dyta është herët për të diskutuar nëse Berisha po fshihet apo jo pas procedurës sepse akoma Prokuroria nuk e ka ndërtuar aktakuzën ndaj Berishës.
Dhe e trata, Berisha duhet ta ndajë këtë çështje nga PD për sa kohë që ajo të pastrohet ndaj çdo rrethane që nuk implikon prokurorinë të ndërgjegjshme apo jo për shkak të disa rrethanave që si ka ajo në dorë sepse disa prej tyre janë të ndotura politikisht. Ka plot raste që një pulitkan vazhdon karrierën kur ndodhet në hetim dhe nuk është Berisha i vetmi. Procesi hetimit është i tillë që çon në faj ose pafajësi, prandaj lidhja me procesin e hetimit për të qenë i hapur apo i mbyllur me drejtësinë më duket një debat që nuk është koha për ta diskutuar.
Më tej ai shtoi se opozita ka qenë e bllokuar në vendimet e saj dhe se Berisha dhe PD nuk kanë pasur dëshirë që të dalin nga diskursi.
Mendoj se opozita ka qenë e bllokuar në veprimtarinë e saj jo nga 2021, por që nga 2019 të paktën në përcaktimet dhe vendimet e saj pulitike dhe nga 2021 ajo është përballur si me thënë nga një izolim. Është detyruar të luajë vazhdimisht në mbrojtje. Mendoj se në këtë periudhë gati 2 vite që PD shpenzoi shumë kohë me veten e vetë për shkak të ndarjes kjo çështja muajt e fundit ishte mbyllur dhe PD kishte mundësi reale për tu fokusuar te çështje reale.
Vetë ndarja dhe bashkimi i PD u mbyll si proces, por mbyllja e atij procesi bëri që PD të sintetizohej në akte të tjera politike. Pikërisht në këtë moment ndodh hapja e procesit hetimor ndaj Berishës, dhe kjo është detyrim për PD dhe Berishën që të ndryshojë axhendë. Nuk ishte dëshirë e tyre të dilnin nga diskursi, PD është e detyruar të luajë në disa skena.



