Kalemaj: Protesta para bashkisë Tiranë duhet të rezistojë (VIDEO)

Kalemaj: Protesta para bashkisë Tiranë duhet të rezistojë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, për protestën e katërt të organizuara nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para bashkisë Tiranë për aferën “5D”, thotë se i takon fronit opozitar për të kanalizuar pakënaqësitë dhe për të dalë në shesh.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj shprehet se e sheh pozitivisht faktin që janë persona të departamenteve përkatëse dhe lidershipit politik ata që kanë folur dhe se pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë folur janë qytetarë të angazhuar politikisht.

Për aktin më të madh të shpërdorimit të detyrës në bashkinë e Tiranës, 5 vitet e fundit, është gjëja e duhur që protesta të vazhdojë dhe rezistojë, për sa kohë që kryetari i bashkisë vazhdon fushatën elektorale sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk jep llogari për drejtorët e bashkisë të arrestuar.

Nuk kishte lidhje ajo që po flisnin përfaqësuesit politikë me atë që po ndodhte.

Tentativën për të thyer kordonin policor nga Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Kalemaj e sheh si motivim nga Ilir Meta i cili ka thënë se ka 300 mijë Vojo Kusha.

Ndoshta kërkojnë të hyjnë si këshilltar bashkiak, kjo ishte mënyra e vetme për tu ballafaquar me arrogancën e pushtetit.

Flamuri kombëtar është ndoshta simboli që kush e prek këtë simbol ka prekur opozitën dhe kush prek opozitën ka prekur fjalën e lirë. Duhet që kryetari i bashkisë të kishte dhënë në mënyrë të parevokueshme dorëheqjen e tij, pasi përballet me një skandal të paprecedentë. SPAK e ka bërë punën e tij deri në këto momente, zinxhiri komandues i bashkisë Tiranë janë të gjithë pas hekurave. Janë kryegjeneralët e ushtrisë politike të Veliajt. Opozita është në të drejtën e saj për të protestuar, protesta është paqësore. Shtyrja e kordonit policor nga këshilltarët bashkiak për të hyrë në bashki, nuk ka asgjë të gabuar. Hedhja e ndonjë tymueseje është nga ato ekseset që folëm që në fillim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy