
Egzon u quajt fëmija i cili jetoi më pak se një javë i ardhur në jetë pa njohur të atin, por me nënën e tij Orjana. Së bashku festuan në maternitetin e Shkodrës ndërrimin e viteve dhe festën e vitit të ri, ndërsa 4 Janar 2023 do të kthehej për Egzonin në rrugën pa kthim të vdekjes. Ai u nxor nga Spitali prej nënës duke u braktisur në Lumin Kir, ndërsa nëna e re e cila sot ndodhet në qeli me akuzën e vrasjes ka gënjyer për plot dy ditë se ku e kishte çuar fëmijën e saj.
Emisioni FactCheck zbardh dosjen se si Gremi gënjeu jo vetëm Murgeshat të cilën e kontaktuan të parat por po ashtu edhe policinë duke bërë që kërkimet për gjetjen e foshnjës së lindur më 30 dhjetor 2022 të mos jepnin rezultat.
Egzon Gremi ishte emri i fëmijës së cilit babai edhe sot ende si dihet por nëna mbahet në burg për veprën penale të “vrasjes me dashje” sipas nenit 76 të kodit penal.
Më datë 4 Janar 2023 Murgeshat kishin mësuar me burimet e tyre se nëna e re e cila kishte lindur një bebe djalë më 30 dhjetor 2022 kishte dalë nga spitali së bashku me foshnjën.
Në kontaktin e parë Orjana Gremi ja ka mohuar atyre, se kishte duke u thënë se ajo s’ka patur asnjë lindje dhe nuk ka fëmijë.
E teksa Murgeshat kanë insistuar se ku ndodhet fëmija dhe kanë mundësuar një telefonatë me kamera me psikologen e spitalit të Shkodrës (maternitetit) ku kishte lindur Egzoni kjo e fundit pranon të rrëfejë duke thënë se djalin e kishte hedhur në lumin KIR.
Fill pas kësaj kanë nisur kërkimet në skarpatet e lumit KIR nga Murgeshat dhe banorët e fshatit Myselim.
Kërkimet kanë vazhduar pa rezultat dhe errësira ka detyruar të ndërpriten. Duke mosbesuar versionet e dhëna nga Orjana Gremi, murgeshat kanë njoftuar komisariatin e policisë Shkodër të cilët po ashtu i janë bashkëngjitur kërkimeve dhe kanë nisur hetimet për rastin.
Ajo ka rrëfyer për hetuesit se pasi ka lindur bebin më 30 dhjetor 2022 i ka vendosur emrin Egzon ka marrë çekun e lindjes së fëmijës por vlerën monetare se ka tërhequr.
Nga spitali ajo u ka thënë hetuesve se ka dalë me vullnetin e saj më datë 4 Janar 2023, dy ditë para se murgeshat të nisnin kërkimet në lumin KIR dhe policia të vihej në dijeni të rastit.
“Sapo dola nga spitali, mora një taksi duke udhëtuar në drejtim të rrugës për në fshatin Bardhaj. Me të kaluar urën në rrugën drejt fshatit Bardhaj ndalova tek disa kosha mbeturinash duke hedhur qese me rroba të mijat e të bebit. Më tej vazhdova rrugën në këmbë drejt fshatit Myseli në këmbë rrugën drejt asfaltit, pasi eca për afro 1.5 km deri në vendin e njohur si tubat e rezervuarit të Shtodrit, jam afruar afër lumit KIR e futa në një qese dhe e mbështolla me një batanije dhe e lashë aty”.
Pas këtij rrëfimi policia ka nisur kërkimet për disa orë duke mos e gjetur fëmijën sic Orjana Gremi deklaronte.
Nënë e cila braktisi foshnjën pasi u sigurua që policia nuk e gjeti u dha atyre një tjetër version:
“Fëmijën e lashë në sediljen e pasme të taksisë që mora kur dola nga spitali, fëmijën e ka marrë taksisti për ta dërguar tek shtëpia e të dashurit i cili quhet Elidon.GJ”.
Policia është zhvendosur në kërkim të taksistit dhe burrit që Orjana pretendonte se e kishte të dashur dhe pasi i ka gjetur ata i ka intervistuar për të hedhur dritë mbi vendndodhjen e foshnjës.
Elidoni ka mohuar të kishte patur marrëdhënie seksuale me Orjana dhe ka pranuar që disa kohë më parë kish patur një interes për të krijuar një lidhje por gjithçka është mbyllur dhe ai s’ka patur asnjë raport me të.
Pasi Orjana është njohur me këto deklarime të personit që ajo pretendonte se ishte babai fëmijës, ajo ka ndërruar sërish deklarimet duke rrëfyer për herë të tretë të vërtetën e rëndë atë të vrasjes e braktisjes së foshnjës.
Policia në anën e kundërt të lumit ku Gremi kishte thënë herën e parë, afro 6 metra larg bregut të lumit KIR ka gjetur dy çanta të braktisura dhe brenda tyre ndodhej Egzoni i pajetë.
Si prova materiale janë sekuestruar recetat mjekësore të foshnjës dhe një biberon ndërsa është arrestuar në kushtet e flagrancës edhe e reja e cila tashmë me vendim gjykate ndodhet në burg në pritje të gjykimit për akuzën e vrasjes me dashje.



