Aktorja Marnie Schulenburg humb betejën me kancerin, vdes në moshën 37-vjeçare

Aktorja Marnie Schulenburg humb betejën me kancerin, vdes në moshën 37-vjeçare

Aktorja e telenovelave, Marnie Schulenburg ka vdekur pasi humbi betejën e saj me kancerin metastatik të gjirit në fazën 4. 

Ajo vdiq të martën në moshën 37-vjeçare, në një spital në Bloomfield, Neë Jersey, tha menaxheri i saj për The Hollywood Reporter .

Schulenburg njihet më së shumti për rolet e saj si Alison Stewart në "As the World Turns" të CBS dhe Jo Sullivan në filmin e "One Life to Live".

Schulenburg ka lënë pas vajzën e saj 2-vjeçare, Coda, të cilën e ka nga martesa me aktorin e “Succession”, Zack Robidas.

Aktorja u diagnostikua me kancer pesë muaj pas lindjes së vajzës së saj në dhjetor 2019, sipas Reporter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy