E përditshmja gjermane: Zgjedhjet e reja në Kosovë rrezik për planet e BE

E përditshmja gjermane: Zgjedhjet e reja në Kosovë rrezik për planet e BE

Në një artikull të së përditshmes gjermane “tageszeitung” analizohet kriza politike në Kosovë, ku edhe dy muaj pas zgjedhjeve nuk është krijuar ende qeveria.

Shumë vëzhgues janë të medimit, se për shkak se javën e kaluar nuk u arrit të zgjidhej as kryetari i kuvendit, kjo do ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja, vëren “taz”. Gazeta gjermane i kushton vëmendje takimit të së mërkurës, ku partitë politike do të diskutojnë rrugët e daljes nga kriza dhe thekson se “Vetëvendosja” i qëndron larg takimit.

“Ajo do të përfitonte nga zgjedhjet e reja më shumë”, shkruan “taz”, duke e cilësuar Albin Kurtin, kandidatin e dëshiruar të gjeneratës së re, por që përfaqësuesit ndërkombëtarë shohin tek Kurti një pengesë për afrimin e Kosovës me Serbinë.
“Vërtet që edhe tek institucionet ndërkombëtare po ndërron mendimi, kështu Kurti nuk etiketohet më në përgjithësi si nacionalist….por në rast fitoreje të tij, strategjia ndërkombëtare duhet të konsiderohet e dështuar.”

Mbështetje për ish-UÇK me qëllim të krijimit të asociacionit
Një temë tjetër, të cilës i kushton vëmendje e përditshmja gjermane “taz” është plani i BE për krijimin e Asosiacionit të Komunave Serbe, me parlamentin e presidentin e vet. Ky plan kundërshtohet hapur nga Albin Kurti, thekson “taz”, sepse ai e barazon atë me modelin e ndarjes së Bosnjes. Por interes këtu kanë serbët. “Serbia dhe serbët e Kosovës në parlamentin e Kosovës janë gati të mbështesin të cilësuarit si “kriminelë lufte” të UÇK-së , vetëm për të realizuar krijimin e asociacionit të komunave”, shkruan “taz”./dw

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy