Spanja përjeton valë të nxehti rekord për muajin maj

Spanja përjeton valë të nxehti rekord për muajin maj

Disa zona të Spanjës kanë përjetuar një valë të nxehti rekord për muajin maj pasi temperaturat arritën 40.3 gradë Celsius në një qytet, sipas agjencisë kombëtare të motit në vend, AEMET.

Për të dielën pasdite, agjencia e motit paralajmëroi për temperatura të larta në 17 rajone spanjolle.

Sipas CNN, njerëzit në jug të vendit u lanë në ujë dhe u spërkatën në shatërvanë të shtunën, ndërsa vala e të nxehtit u përhap në një pjesë të mirë të vendit.

Të premten, qyteti Jaen në Andalucia, në jug të Spanjës, regjistroi një temperaturë prej 40.3 gradë Celsius.

Në një postim në Twitter, agjencia spanjolle e motit tha se, në rastin e Jaen, temperaturat ishin deri në 16 gradë celsius më të larta se mesatarja për këtë periudhë të vitit.

Në shumë vende, temperaturat herët në mëngjes nuk ranë nën 25 gradë Celsius, diçka që agjencia e motit tha se është praktikisht e padëgjuar për muajin maj.

AEMET tha gjithashtu se qyteti i Segovia kishte përjetuar “natën tropikale” të tij të parë në muajin maj, e përcaktuar si një natë ku temperaturat nuk bien nën 20 gradë Celsius.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy