Të rinjtë e FRPD-së kanë zhvilluar një marshim-protestë para Mministrisë së Brendshme, për vrasjen e 25-vjeçarit pas ndjekjes nga efektivi i policisë.
Me pankarta në duar, ata kërkojnë të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm. Të rinjtë e FRPD mbajnë në dorë foto të ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit ku shkruhet “vrasës”.
“Drejtësi për Klodianin. Këta të vrasin por dhe të njollosin emrin”, janë disa nga pankartat që të rinjtë mbajnë në duar.



