Në një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN, gazetari Robert Papa ngriti disa pikëpyetje në lidhje me udhëtimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, drejt SHBA pikërisht në kohën kur në Shqipëri nisi një peticion në lidhje me përfshirjen e saj në politikën e brendshme. Papa tha se shkak i udhëtimit mund të jetë një thirrje për konsultime në Departamentin e Shtetit.
Nuk kishte pse të vinte në SHBA pasi shefja e saj, Karen Donfried, ishte në Tiranë pak ditë më parë. Kjo është ajo që quhet thirrje për konsultime. Efekti i peticionit ka ndikuar. Kur një zyrtare e lartë amerikane thotë që ambasadorja jonë ka mbështetjen e presidentit... gjithkush e di që presidenti nuk e njeh, është një emërim nga 250 ambasadorë. Për pushime nuk ka ardhur se pushimet nuk bëhen në maj.



