Përmbytjet në Majorka, 10 të vdekur

Përmbytjet në Majorka, 10 të vdekur

Përmbytjet biblike në Majorkën Lindore e kanë çuar në 10 bilancin e të vdekurve.

Mes tyre, dy janë britanikë dhe një holandeze.

Ndërkohë, dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas burimeve, autoritetet kanë bërë me dije ditën e sotme se dy shtetas maqedonas nuk janë gjendur, pasi ishulli u godit nga përmbytje të mëdha.

Po ashtu, shërbimet e emergjencës nëpërmjet një postimi në Tuiter kanë njoftuar zhdukjen e një të mituri dhe dy shtetasve gjermanë.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të tregohen të vëmendshëm ndaj rrezikut, pasi dhjetëra persona nuk janë gjendur ende.

Reshjet intensive i kanë kthyer rrugët në lumenj.

Fotografitë e publikuara nga mediat lokale tregojnë përmasat e përmbytjeve.

Ekspertët, megjithatë, parashikojnë se fenomeni nuk do ta humbasë intensitetin në ditët në vijim. Ndërkohë, ata paralajmërojnë se të dielën mund të ketë stuhi të tjera të fuqishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy