
Rritet bilanci i viktimave të tërmetit 6.7 ballë që goditi të enjten ishullin Hokaido në Japoni.
Numri i vikimave ka arritur në 16, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa 26 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Agjencia Meteorologjike Kombëtare bën të ditur se lëkundjet kanë vijuar.
Që prej mëngjesit të së enjes, kur u regjistrua lëkundja e parë, aparaturat kanë regjistruar edhe 93 të tjera të një intensiteti më të ulët.
Aeroporti i Sapporos rinisi punën, ndërsa linja e trenave super të shpejtë Shinkasen pritet të rivihet në funksion brenda mesditës.



