Andoni: SPAK ka bërë goditje të mëdha, por s’u ka shkuar çështjeve deri në fund (VIDEO)

Andoni: SPAK ka bërë goditje të mëdha, por s’u ka shkuar çështjeve deri në fund (VIDEO)

Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se SPAK ka bërë goditje të mëdha, por nuk u ka shkuar çështjeve deri në fund. Po ashtu Andoni vuri në dukje se hetimet kanë qenë të vonuara dhe sistemi i drejtësisë ka njerëz të paaftë brenda tij. 

 

Jashtëzakonisht shqetësues. E para për malin e problemeve që ka Shqipëria. Këto raportime që përfundojnë me rezolutë të Parlamentit, s’do përfshijnë atë shqetësimin real të vendit tonë. Politika merret me aspekte sipërfaqësore dhe jo bazike të vendit. Pjesa bazike e madhe është korrupsioni i madh dhe trashëgimia e madhe e problematikave që ka opozita e sotme.

 

Duhet ta mirëkuptojmë SPAK-un për diçka, me këtë mal problematikash unë besoj që është e pamundur, edhe një makinë që të jetë e sofistikuar për të pastruar mbeturinat, kur ka mbeturina të paimagjinueshme, ajo del jashtë funksionit. Kjo po ndodh edhe me SPAK-un. Ata duhet të kishin një lloj objektivi ku duhet të shkonin më parë. Problemi i inceneratorit është një problem që po shkon në pjesë tekniciene. 

 

Koncesionet që janë në vendin tonë, dhe që është problem shumë i madh, pothuajse s’merret fare nga sistemi i drejtësisë. Me malin e dosjeve jemi përpara një rruge, ku politika me dredhat që i bën, do që ta mbartë edhe vitin tjetër. Vitin tjetër mos u çudisni që do diskutojmë të njëjtat gjëra. Jemi gati në një rrugë pa krye. Dje gjithçka u sfumua që dy partitë kryesore miratuan dy reformat. Shumë politikanë duhet të ishin sot përballë drejtësisë. 

 

Nuk kemi çështje që kanë shkuar deri në fund. Kemi goditje të mëdha, por janë jashtëzakonisht të vonuara. Po marrë bandën e Durrësit që ka bërë katrahurën në Kadastra. E para është paaftësia e njerëzve të drejtësisë. Sistemi i drejtësisë përballet me probleme profesionalizmi shumë të mëdha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy