Policia kufitare e Shkodrës arrestoi një 22-vjeçar nga Orikumi i Vlorës, pasi do të dërgonte në Malin e Zi një kg hashash. Ai po e transportonte drogën me një makinë tip BMW. Fabio Dervishllari u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit,Shkodër, pasi në makinën me të cilën udhëtonte, një BMW me targat AA 269 OM, u gjet një sasi prej 1 kg kanabis sativa. Materialet proçeduriale do ti kalojnë në Prokurorinë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, ndërsa po hetohen lidhjet e mundshme me persona të tjerë.



