Sondazhi i Gallup nxjerr Trump më të admiruarin në Amerikë

Sondazhi i Gallup nxjerr Trump më të admiruarin në Amerikë

Edhe pse e humbi mundësinë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump rezulton njeriu më i admiruar, kjo sipas një sondazhi të kryer nga Gallup. Trump ia ka marrë këtë “trofe” Barak Obamës, i cili është votuar për 12 vjet si më i admiruari.

Tetëmbëdhjetë për qind e të anketuarve në sondazh e zgjodhën Trump-in si njeriun e tyre më të admiruar, krahasuar me 15 për qind që zgjodhën Obamën dhe 6 për qind që votuan për presidentin e zgjedhur, Joe Biden. Tre për qind e të pyeturve zgjodhën drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ndërsa 2 për qind zgjodhën Papa Françeskun.

Në dhjetëshen e më të admiruarve janë edhe CEO i Tesla, Elon Musk; senatori Bernie Sanders, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, dhe Dalai Lama, të gjithë me nga 1 për qind.

Sipas këtij sondazhi, presidenti amerikan në detyrë është njeriu më i admiruar në 60 nga 74 vjet, duke përfshirë të gjitha tetë vitet e presidencës së Obamës dhe çdo vit të presidencës së George Ë. Bush përveç 2008. Trump ishte i dyti pas Obamës në 2017 dhe 2018 .

Rekordin si njeriu më i admiruar në sondazhet e Gallup e mban Billy Graham, i cili ishte në listë 61 herë para vdekjes së tij në 2018. Ish-Presidenti Carter, i cili ka qenë pjesë e listës 29 herë, është personi më i përfaqësuar i gjallë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy