Kryetari i Parlamentit njëkohësisht kreu i LSI-së, Ilir Meta kërkon çeljen e dialogut politik për arritjen e një dokumenti përfundimtar për reformën në drejtësi që më pas do të certifikohet nga Komisioni i Venecias.
Para anëtarëve të Kryesisë së LSI-së, të mbledhur në orën 13:00, Meta tha se është detyra e maxhorancës të krijojë të gjithë hapësirën e nevojshme për opozitën që të jetë substancialisht e përfshirë në dialog dhe të kontribuojë në mënyrë sa më konstruktive.
Ashtu sikurse është detyrim i pashmangshëm i opozitës të kontribujë me profesionalizëm dhe jo populizëm. Duke nënvizuar të mos përsëriten vendimet “e nxituara jo transparente” që u bënë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Meta nënvizoi se logjika e faktit të kryer është e papranueshme.



