Urgjenca e koronavirusit në botë po shkon drejt fazës 2 dhe kthesa e infeksioneve dhe vdekjeve gradualisht po rrafshohet,por përkundër kësaj do të duhet akoma shumë muaj për të kuptuar me të vërtetë se sa vdekje ka shkaktuar ajo që do të konsiderohet si pandemia e shekullit XXI. Gazeta The New York Times, në një investigim të botuar më 21 prill tregon se rreth 28 mijë vdekje të dyshimta nuk janë përfshirë në regjistrimin e vdekjeve në botë për shkak të koronavirusit.
Hetimi u krye duke analizuar të dhënat demografike të kombeve të ndryshme të botës, nga të cilat duket qartë se përtej vdekjeve zyrtare që i atribuohen koronavirusit kishte një kulm të pazakontë të vdekjeve pikërisht në korrespodencë me periudhën midis muajve Mars dhe Prill 2020.
Një rritje e vdekjeve mesatarisht pothuajse 30%, e cila për momentin nuk është pjesë e statistikave zyrtare të vdekjeve nga Covid-19.
Në Francë, për shembull, vdekjet e tepërta jashtë statistikave të koronavirusit do të ishin 5,100, në Angli dhe Uells 6.300 dhe në Spanjë 7.300. Sipas reporterëve nga The New York Times, këto vdekje nuk janë regjistruar sepse personat kanë ndërruar jetë në shtëpitë e tyre.
Një rrethanë krejtësisht analoge me atë që është parashtruar për të shpjeguar vdekjet e dyshimta të tepërta në provincën e Bergamos, zyrtarisht nuk llogaritet si vdekje e koronavirusit, por jashtëzakonisht e shumta në krahasim me mesataren e sezonit.
Gazeta kërkoi gjithashtu mendime të jashtme nga profesionistë të ndryshëm të fushës për të shpjeguar arsyen e kësaj mospërputhjeje në shifrat e vdekjes.
Midis tyre është demografi i Institutit Max Planck për Kërkime Demografike në Gjermani Tim Riffe, i cili tha: "Ccdo numër i raportuar në një ditë të caktuar gjithmonë do të bazohet në një nënvlerësim serioz. Në shumë vende, pandemia vazhdoi mjaftueshëm për të lejuar regjistrimet e vdekjes së vonë, duke na dhënë një pamje më të saktë të vdekshmërisë së koronavirusit ". Demografi i Kombeve të Bashkuara Patrick Gerland në vend të kësaj shpjegoi se të dhënat aktuale pasqyrojnë njohuritë që ne kemi tani për fenomenin në lidhje me skenarin spitalor: "Në këtë fazë, është një pamje e pjesshme. Është një vizion i problemit që pasqyron anën më të ekspozuar të urgjencës, kryesisht ajo e vërejtur përmes sistemit spitalor. Në dy muajt e ardhshëm do të jetë e mundur të merret një imazh shumë më i qartë ”./Newyorktimes.com/



