
Pas arrestit të ish-Presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi teksa priste të njihej me masën e sigurisë në gjykatë, ka reaguar për mediat duke hedhur akuza ndaj hetuesve dhe duke sqaruar se në qoftë se ka shkelje ligjore i ka bërë ajo dhe jo Meta.
Seanca nisi në 09:30 minuta të mërkurën, ndërsa pak pa çasteve ajo u ndërpre për të rifilluar në 13:30.
Në pak çaste nuk mungoi tensioni ku z.Meta tashmë pas kafazit të qelqtë ku qëndrojnë të arrestuarit hodhi akuza ndaj kreut të SPAK duke e etiketuar atë si “Dumduman”.
Pas ndërprerjes së seancës gjyqësore, ish bashkëshortja e Metës Monika Kryemadhi sqaroi të vërtetat e saj për dosjen duke thënë se nuk ka asnjë fakt që e bënë me përgjegjësi penale.
Masat e sigurisë e dhëna në mungesë më herët nga gjyqtari Erjon Çela u lanë në fuqi, ndërsa z.Meta do të akomodohen në paraburgimin “Jordan Misja” njohur edhe si 313.
Po çfarë parashikon kodi penal për akuzat e ngritura nga SPAK dhe në rast të një vendimi fajësie të dyshuarit duhet të shlyejnë.
Ndaj zotit Meta rëndojnë tre akuza: Korrupsion pasiv, moskdeklarim pasurie dhe pastrim parash kryer në bashkëpunim.
Këta vepra kanë përkatësisht marzh dënimi: 4-12 vite korrupsioni, 7-15 vite pastrimi parave kryer më shumë se njëherë, gjobë deri në 3 vite burgim.
Të njëjta vepra penale i atribuohen edhe zonjës Kryemadhi e cila aktualisht po hetohet në gjendje të lirë dhe njëherazi është edhe deputete e Kuvendit.



