Greqi / Përdhunuan 14-vjeçaren, dënohet shqiptari dhe 3 grekë

Greqi / Përdhunuan 14-vjeçaren, dënohet shqiptari dhe 3 grekë

Dënohet me 7 vjet burg shqiptari, së bashkë me 3 grekë mbajtën të mbyllur në apartament një vajzë 14 vjeçare dhe e perdhunonin.

Vendimin e ka dhënë së fundi gjykata greke në Trikala, pasi ka mybllur hetimin e dosjes që ngarkon me pergjegjësi shqiptarin dhe tre të tjerë, mes tyre edhe nje person si kumbar i viktimës.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2016, ku 4 personat përfshi edhe kumbarën e 14-vjeçares kanë mbajtur të izoluar në një apartament në Larisa, të miturën dhe e kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur

Vajza mësohet se ishte larguar nga qendra që kujdesej për fëmijë të braktisur dhe më pas kishte rënë pre e bandës së keqbërësve.

Gjykata dënoi me 7 vite burg shqiptarin me iniciale A. K., shtetasin G, 57 vjeç, me 24 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, P, 57 vjeç, 24 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë dhe tjetin me 14 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy