
Një tërmet masiv 7.6 ballë i shkallës Rihter goditi Papua Guinenë e Re të dielën, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, çarje të rrugëve dhe dëmtime të ndërtesave.
Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale shfaqen rrugë të çara dhe pirgje dheu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA bën me dije se tërmeti kishte një thellësi 90 kilometra dhe epiqendra ishte në Kainantu, një qytet me popullsi afro 8500 persona.
Banorët e zonave detare u larguan nga frika e ndonjë tsunami, por fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi.



