Zgjedhjet në Himarë, Skëndaj: Problematikë dhënia e lejeve të ndërtimit pak ditë para votimit (VIDEO)

Zgjedhjet në Himarë, Skëndaj: Problematikë dhënia e lejeve të ndërtimit pak ditë para votimit (VIDEO)

Himara është sot zyrtarisht në heshtje zgjedhore për t’iu drejtuar nesër kutive të votimit për kryebashkiakun e 4 viteve të ardhshme. Për të monitoruar procesin atje kanë shkuar edhe vëzhgues nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Lidhur me këtë, drejtoresha e KSHH-së, Erida Skëndaj përmes një lidhje “Skype” për MCN tha se nga monitorimet dhe kontaktet me qytetarët është vënë re se këta të fundit ndihen të lirë për votimet e ditës së nesërme. Ndërkohë një pakicë e tyre ka shprehur shqetësimin e shitblerjes së votës nga të dyja subjektet politike, ndërsa tjetër shqetësim i qytetarëve ka qenë dhe dhënia e lejeve të ndërtimit pak kohë para zgjedhjeve.

Intervista e plotë:

-Znj. Skëndaj, ju keni shkuar më herët për të monitoruar zgjedhjet e pjesshme në Himarë, a po respektohet kodi zgjedhor aty në fazën e  parë po themi?

Dita e parë e monitorimit ishte dje ku zbritëm në terren dhe konstatuam me qytetarët. Në pamje të parë ka një hezitim për të folur, shumica pohuan se ndihen të lirë dhe nuk kanë asnjë lloj presioni, por ka një pakicë që ka ngritur shqetësime përsa i përket shitblerjes së votës. Tjetër shqetësim që qytetarët kanë raportuar është dhe dhënia e lejeve të ndërtimit në një periudhë shumë të afërt me zgjedhjet që do zhvillohen ditën e nesërme.

-Si është klima mbi të cilat zhvillohen zgjedhjet?

Ka një klimë të qetë deri më tani. Nuk ka incidente dhe banorët janë të bindur që procesi do të zhvillohet normalisht dhe është pozitiv fakti që nuk ka banderola sot në qytet dhe fshatra.

-Znj. Skëndaj ka një debat kohët e fundit mbi një vendim të gjykatës kushtetues. Kur Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim, ai është detyrimisht i zbatueshëm apo mund të interpretohet dhe të hidhet në votim?

Vendimet e GJK përkundrejt kritikave janë të zbatueshme. Moszbatimi i vendimeve të GJK në rastin konkret krijon problematikë për një proces të rregullt.

Çfarë ndodh nëse vendimi nuk zbatohet?

Sikurse e përmenda e vetmja hapësirë më tej për shkak se kemi cënim të 2 neneve të të drejtave, e vetmja hapësirë është që subjekti përkatës ti drejtohet Strasburgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy