Profesor i kriminologjisë, Ervin Karamuço në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ deklaroi se në Shqipëri po flenë dhe trajtohen shumë mirë eksponentë të krimit të organizuar.
Ai tha se kjo luftë kudbnër krimit etë organizuar duhet të merret shumë seriozisht ndërsa theksoi se akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ është bërë një modë, një thes i madh ku futet çdo gjë.
I kemi paraprirë se kjo do të ndodhte duke perifrazuar pjesë nga raporti i DASH i cili është e zeza mbi të bardhë në Shqipëri, po flenë, strehohen dhe trajtohen shumë mirë eksponentë të korruptuar të krimit të organizuar. Kjo ka një vëmendje të madhe, në SPAK kanë ardhur shumë prokurorë të huaj këto kohë, duket sikur po bëhen hetime serioze dhe jo se i kemi filluar ne, por jemi nxitur nga ndërkombëtarët për ti finalizuar. Unë pres të kemi dhe ne iniciativë për ti filluar atëherë do kemi një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar. Nëse nuk e marrin seriozisht këtë luftë kundër krimit do të thotë që prokurorët dhe gjyqtarët vetë janë të korruptuar.
Shpërdorimi detyrës tashmë është bërë një modë. Ne në drejtësi shpërdorimit i themi një thes i madh që fusim çdo gjë. Këta nuk lodhen shumë sepse të jesh pjesë e një grupi të strukturuar në trafikun ndërkombëtar nuk mund të jesh vetëm për shpërdorim detyre sepse kjo tregon që ka paaftësi nga organet ligj zbatuese të hetimit. Ne na kanë ndryshuar edhe rrugët e trafikut të lëndëve narkotike.



