Shkon në 377 numri i personave të infektuar nga koronavirusi.
Numri i tyre është shtuar brenda ditës me 16 të prekur.
Në 24 orët e fundit janë testuar 175 raste, nga të cilët 16 raste kanë rezultuar pozitiv.
Në total janë testuar 2571 raste të dyshuar nga të cilët rezultojnë të prekur 377 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kemi edhe 12 të shëruar, dhe gjithsej numri i të shëruarve është 116.
Te Infektivi janë 66 të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive.
Te spitali “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar, 7 pacientë, nga të cilët 5 në terapi intensive, 2 të intubuar.



