
Çështjet që kanë të bëjnë më shtimin e sëmundjeve të shëndetit mendor, ishin temë diskutimi e të ftuarit të dytë në emisionin “Aranutistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, të mjekes psikiatre, Arjana Rreli.
Mjekja tha se pandemi e Covid-19 që e sulmoi botën, bëri që të ketë pasojë në shëndetin tonë mendor.
Ajo tha se mbyllja nga kjo pandemi, pa qenë një tip Big Brother për të gjithë botën.
“Pandemia që na ka shoqëruar dhe po na shoqëron është pandemia e shëndetit mendor, sepse kjo ishte si një Big Brother për të gjithë botën, ka pasur pasojë në shëndetit tonë mendor. Po rifillojmë të shohim se ankthi është i kudo gjetur, dhe tashmë njerëzit nuk kanë më komplekse për ta gjetur, por ka edhe ka rrëzuar barrierën që shëndeti mendor e ka bartur si stigmë, si paragjykim”.
Sipas Rrelit, ndryshimet sociale, zhvillimet teknologjike etj, kanë sjell ndikime edhe në psikologjinë tonë.
“Njerëzit me probleme të shëndetit mendor vuajnë edhe nga paragjykimet e shoqërisë. Ndryshimet sociale, zhvillimet teknologjike etj, kanë sjell ndikime edhe në psikologjinë tonë”.



