Shqipëria do të marrë vaksinën ruse, miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse, miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”

Marrëveshja është nënshkruar me datën 7 prill ndërmjet 'Human Vaccine' LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtim të Shqipërisë dhe Insitutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 'Sputnik V', të zhvilluar nga Insituti Kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë Rusi dhe sot është botuar në fletoren zyrtare.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy