Vrasja në Elbasan, reagon Sandër Lleshaj: Ndaloni çmendurinë!

Vrasja në Elbasan, reagon Sandër Lleshaj: Ndaloni çmendurinë!

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit ka ngjallur reagime të shumta në politikë, e jo vetëm. Për vrasjen e ish-kryetarrit të LSI-së, Pjerin Xhuvani, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në reagimin e tij, Lleshaj thotë se krimi i ndodhur pasditen e sotme i ka të gjitha tiparet e një vrasje të paguar dhe të paralajmëruar politike ndërsa shton se partitë politike duhet të distancohen nga aktet e dhunës dhe të ndërhyrjes së paligjshme në zgjedhje.

NDALONI ÇMENDURINË! Krimi i sotëm në Elbasan duket se i ka të gjitha tiparet e një vrasjeje të paguar dhe të paralajmëruar politike. Asgjë nuk mund të justifikojë një turp të tillë. Në këto çaste tronditëse është me shumë rëndësi që: Prokuroria të marrë masa energjike për të ndaluar urgjentisht urdhëruesit dhe mbështetësit e kësaj vrasjeje si dhe të atyre që nxisin për të tjera.

Nuk mjafton kurrësesi vetëm arrestimi i ekzekutorëve të paguar për këtë gjë, të cilët janë jo vetëm kriminelë, por edhe viktima të verbra të punëdhënësve të tyre partiakë. Partitë politike të distancohen qartë nga aktet e dhunës dhe të ndërhyrjes së paligjshme në zgjedhje si dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Personat me përgjegjësi të drejtëprëdrejtë politike, në emër e për llogari të të cilëve kanë vepruar vrasësit, duhet të largohen një minutë e më parë nga gara zgjedhore me dorëheqje apo përmes ndërhyrjes së organeve përgjegjëse për këtë.

Media të pengojë dhe parandalojë përhapjen e zërave të çmendur që bëjnë thirrje për dhunë dhe destabilizim. Qytetarët të ndahen nga përfaqësuesit partiakë që inkurajojnë dhunën për qëllimet e tyre të mbrapshta. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm politik. Askush nuk mund të lejohet që për qëllime të ulta personale të përdhosë zgjedhjet dhe të gjakosë vendin dhe të ardhmen e tij”, shkruan Sandër Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy