Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini padit shkrimtarin anti-mafioz Roberto Saviano

Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini padit shkrimtarin anti-mafioz Roberto Saviano

Duket se akuzat e shkrimtarit Roberto Saviano, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini i ka marrë shumë seriozisht, pasi ka paditur autorin e njohur të "Gomorra" për shpifje.

Saviono më parë me anë të një mesazhi në "Twitter" e përshkroi atë si "ministër i botës së krimit".

"Kam ngritur një padi kundër Saviano, siç kisha premtuar", shkroi Salvini në "Twitter", i cili është edhe zëvendëskryeministër dhe kreu i partisë Lega Nord, "Unë pranoj çdo kritikë, por nuk lejoj askënd të thotë se unë e ndihmoj mafien".

Kritik i betuar i Salvinit dhe politikave të tij antiemigracion, shkrimtari postoi këtë javë në "Twitter" foton e trupave të pajetë të një gruaje dhe fëmijës së saj, të mbytur në Mesdhe, duke e shoqëruar me mesazhin: “Sa kënaqësi mund t’i japë ministrit të Brendshëm kjo pamje dhe urrejtja që ke mbjellë do të të përmbysë”.

Salvini shkaktoi një protestë ndërkombëtare muajin e kaluar, kur ai bllokoi një anije shpëtimi të emigrantëve që mbante 629 njerëz duke mos e lejuar të futet në portet e Italisë. Anija e cila ishte drejtë rrugës së saj për në Sicili, u bllokua në mes të Italisë dhe Maltës, pasi të dy vendet refuzuan që ajo të hynte në vendet e tyre. Një javë më parë Salvini bërë thirrje që ti jepej fund që Siçilia të ishte kampi i refugjatëve për në Evropë.

Duke folur për "The Guardian", në përgjigje të incidentit, Saviano tha se lufta e Italisë ndaj emigrantëve e kishte bërë atë që të friksohet për të ardhmen e vendit të tij. "Italianët po kthehen prapa si shoqëri në mes të një ngritjeje të nacionalizmit që tregon një shpirt racist kundër çdo gjëje që perceptohet si një trup i huaj", shkroi ai. "Është detyra e Italisë që të luftojë për ndryshime për të mirë, për të mos zbritur në nativizmin më borgjez. Jetët njerëzore janë në rrezik ".

Saviano, i cili ka jetuar nën shoqërimin e rojeve të armatosur që nga publikimi i bestsellerit të mafias "Gomorra" në vitin 2006, u përgjigj në njoftimin e veprimeve ligjore duke akuzuar Salvini se është i frikësuar nga zërat kritikë.

Muajin e kaluar, Salvini kërcënoi se do ti hiqte mbrojtjen me polici autorit pas një sulmi të vazhdueshëm me kritika ndaj politikave të tij të emigracionit.

Padia e fundit vjen pak ditë pasi një njeri i akuzuar për shpifje ndaj Salvinit u dërgua në një gjykat në Milano. Salvini po kërkon 20,000 euro dëmshpërblim nga ky person, i cili në vitin 2016 i bëri thirrje atij në një postim në rrejtin social "Facebook" që të "vendosësh një armë në gojën tënde".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy