Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian nuk ka ende një qëndrim të unifikuar nëse marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbajë edhe njohjen reciproke. Përfaqësuesi për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha vendet e BE-së, ndërkohë që nuk pret finalizim të shpejt të saj.



