
Një vajzë 4-vjeçare e zhdukur prej 18 ditësh në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore është gjetur e gjallë dhe mirë në një shtëpi të mbyllur.
Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping pranë qytetit të Carnarvon më 16 tetor, duke shkaktuar një kërkim masiv.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një 36-vjeçar i cili po pyetet në lidhje me përfshirjen e tij në rrëmbimin e të voglës.
Policia u fut në një shtëpi në Carnarvon në orët e para të së mërkurës, ku gjetën Cleo-n e vogël në një nga dhomat.
Një nga oficerët e mori në krahë dhe e pyeti: "Si quhesh?" Ajo tha 'Emri im është Cleo”

Vajza është ribashkuar me prindërit e saj, të cilët kishin bërë lutje të dëshpëruara për kthimin e Cleos.
“Familja jonë është sërish e plotë”, ka shkruar në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.
Pamjet e policisë të shpëtimit të Cleos e treguan atë "të buzëqeshur" dhe "ashtu siç mund të prisnim në rrethanat", tha komisioneri Chris Dawson, i cili shtoi se ajo po merrte kujdes mjekësor.



