Valon Ademi për MCN: Ia fal shtetit aksionet e mia, nëse provohet se kam shkelur ligjin

Valon Ademi për MCN: Ia fal shtetit aksionet e mia, nëse provohet se kam shkelur ligjin

Ortaku i Behgjet Pacollit në koncesionin e aeroportit të Vlorës thotë se nuk ka shkelur ligjin në asnjë rast lidhur me projektin dhe nëse provohet e kundërta, është i gatshëm të heqë dorë nga aksionet e tij. Në një prononcim të shkurtër për MCN, Valon Ademi, i cili drejton 2A Group, u shpreh: 

Nëse provohet qoftë edhe një deklaratë e dalë në media për mua lidhur me aeroportin, pra qoftë edhe një që unë kam shkelur ligjin në atë projekt, unë do ia fal shtetit aksionet e mia, pra Aeroportin. 

 

Pyetjes së MCN për një dalje publike në media lidhur me konfliktin mes tij dhe aksionerit tjetër, Ademi iu përgjigj se kjo mund të ndodhë vetëm nëse edhe zoti Pacolli pranon një përballje të tillë. 

 

Mosmarrëveshjet mes dy ortakëve u bënë publike pak ditë më parë, pas Ademi paditi Pacollin në Prokurorinë e Tiranës. 

 

Ato kanë nisur oër ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare të aeroportit të Vlorës. Zyrtarisht kuotat e koncesionit të aeroportit të Vlorës zotërohen në masën 98 për qind nga Mabco e Behgjet Pacollit dhe 2 për qind nga 2A Group e Valon Ademit. 

 

Ademi pretendon se 2A ka investuar me shumë në ndërtimin e aeroportit dhe si pasojë duhet të rritet pesha e aksioneve të tij. 

 

Në media është raportuar edhe për ekzistencën e një kontrate noteriale, sipas të cilës Mabco me 2A Group bien dakord për një ndarje të re aksionesh mes tyre në raportin 53 për qind për Mabco dhe 47 për qind për 2A Group. 

 

Kontrata nuk rezulton e regjistruar në QKB, ndërsa vetë Pacolli në një reagim fajësoi noteren Valbona Selimi, e cila sipas tij, me një akt noterial të fshehtë, pa dijeninë e tij, dhe me deklarime të pavërteta, i ka kaluar 47% të aksioneve në emër të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy