Serbi, mijëra studentë protestojnë në Kragujevç/ Vuçiç u kërkon kthimin në dialog dhe në auditore

Serbi, mijëra studentë protestojnë në Kragujevç/ Vuçiç u kërkon kthimin në dialog dhe në auditore

Mijëra studentë protestuan këtë fundjavë në Kragujevc të Serbisë, duke kërkuar nga autoritetet mbajtjen e përgjegjësisë për incidentin e 1 nëntorit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Gjatë protestës, përveç bllokimit të rrugëve kryesore, protestuesit vendosën në bulevard 15 karrige me emrat e viktimave, mbi të cilat shkruhej: "15 jetë, 15 orë protestë, 15 javë pa dhënë llogari."

Në tubim u vunë re edhe simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, përfaqësues të shoqatës "Klub 451", si dhe veteranë të Brigadës 63 të Parashutës, një njësi taktike e ushtrisë serbe që ka marrë pjesë edhe në luftën e Kosovës.

Megjithatë, studentët u distancuan prej këtyre grupeve. Protestës iu bashkuan gjithashtu edhe shumë profesorë të universiteteve të vendit.

Protestat, të cilat vijojnë prej muajsh, kanë çuar në dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë serbe, përfshirë edhe kryeministrin Milos Vuçeviç.

Ndërkohë, presidenti Aleksandar Vuçiç u ka bërë thirrje studentëve që të angazhohen në dialog dhe të rikthehen në auditorë, duke e cilësuar këtë si veprimin më të mirë për familjet dhe vendin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy