
Mjekja Alketa Pere, e akuzuar si e përfshirë në abuzimet në Spitalin Onkologjik teksa është paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë deklaroi se është e pafajshme.
Ajo tha se nuk punon në asnjë spital.

Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.
Unë do të prononcohem mbrapa për mediat dhe do të sqarohet gjithçka. Kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme.
Jo në asnjë klinikë private nuk punoj. Kam 10 vite… Prit një minutë moj, një nga një (i drejtohet gazetarëve me zë të lartë), Një minutë mi, më keni mërzitur ju gazetarët se më keni shtrembëruar fotot, edhe mi nxirrni të gjitha mos mi shkurtoni fare.



