
Një operacion i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës ka çuar në arrestimin e pesë personave, mes tyre katër punonjës të Policisë së Kufirit dhe drejtuesi i një mjeti ku u gjet lëndë narkotike.
Burime për MCN Tv bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit u ndalua pasi gjatë kontrollit iu gjet drogë.
Paralelisht, AMP ka vënë në pranga katër efektivë të policisë, përfshirë edhe një përgjegjës turni, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.



