Drejtori i Financave Vendore në Ministrinë e Financave, Fran Ibrahimi, foli përmes një lidhjeje telefonike “MCN Economy” mbi mënyrën se si MF do të kontrollojë bashkitë me probleme financiare.
Ibrahimi tha ndër të tjera se parashikohet që për bashkitë që përfshihen në fazën 3 dhe 4, Këshilli i Ministrave do të emërojë një administrator që do të luajë rolin e menaxherit për t’i nxjerrë nga kriza.
Udhëzimi parashikon afatin për dalin e gjendjes së vështirësisë financiare. Në dy rastet e para afati është 12 muaj. Për fazën e tretë, në vështirësi serioze financiare dhe në fazën e fundit, bashki me paaftësi paguese, Këshilli i Ministrave emëron një administratori që luan rolin e një menaxheri për ta nxjerrë bashkinë nga këto faza. Bëhet një plan financiar që do miratohet nga Ministria e Financave me qëllim që të rikuperohen problemet financiare që bashkive mund t’i ndodhin. Kemi një plan të shtyrjes së këtyre detyrimeve, që aktualisht janë të zvogëluara. Të gjitha bashkitë kanë sjellë një plan shtyrje me afat 3 vjeçar të detyrimeve të prapambetura. Detyrimet kanë qenë 12 miliardë dhe 12 miliardë s’mund të shlyhen për një ditë. Për bashkitë problematike janë ulur detyrimet. Në dy vitet e fundit bashkitë e kanë marrë shumë seriozisht këtë gjë dhe besoj që në vitet e ardhshme do të jetë situata e përmirësuar. Në vitin 2020-2021 vendi ishte përfshirë nga pasojat e dy tërmeteve dhe pandemisë. Dy vitet e fundit ka një vëmendje të shtuar për trajtimin e këtij problemi. Ligji i ka klasifikuar bashkitë në këto 4 kategori dhe në mënyrë të vazhdueshme monitorohen nga vet ato dhe Ministria e Financave, për të mos krijuar detyrime të reja”.



