Vajza që qëndis muret, Fabjola Bramo: Çdo gjë e kam mësuar vetë, realizimet me dorë të lirë

Vajza që qëndis muret, Fabjola Bramo: Çdo gjë e kam mësuar vetë, realizimet me dorë të lirë

Piktorja Fabjola Bramo, e njohur si vajza që qëndis muret, tregon se nuk kam mësuar të pikturoj, por se çdo gjë është autodidakte dhe çfarë ka arritur i dedikohet punës dhe eksperiencës gjatë jetës.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Fabjola thotë se talentin ia ka zbuluar e ëma në moshën 3-4 vjeçare dhe që atëherë nuk është ndalur, ku fillimisht e ka nisur me lapsa dhe më pas me penela.

Fabjola rrëfeu se ka lindur dhe është rritur në qytetin e vogël të Rrogozhinës dhe se në fëmijërinë e saj ky qytet nuk e lejonte shumë zhvillimin e talenteve, madje nuk kishte as shtëpi pioneri.

Çdo gjë i dedikohet punës sime, e kam mësuar vetë. Kam bërë shumë gjëra në jetë, më pëlqen t’ia nis shpesh nga zero.

Kam studiuar Gjuhë Letërsi në Universitetin e Tiranës, por nuk kam punuar asnjëherë në profesion.

Kam punuar disa vite në media, më pas në administratë shtetërore dhe kam humbur punën në 2013. Më pas vendosa të merresha me pasionin tim.

Hapa një fan page në Facebook me emrin Pikturat e Fabjolës dhe fillova të marrë porositë e para.

Mua më pëlqejnë shumë festat, sidomos Krishtlindjet, do të doja të jetoja në një vend ku të kishte Krishtlindje gjithë kohës.

90% e punëve të mia janë në mure. Punoj shpejt, mesatarisht 3-4 orë. Një nga komplimentet më të çuditshme që marrë unë, ‘Ua nuk janë letra të ngjitura në mur’.

Por është e gjitha e bërë me dorë të lirë.

Për realizimin e pikturave përgjithësisht bashkëpunojmë, pasi ka shumë ide që nuk realizohen, pasi jo çdo fotografi mund të kthehet në pikturë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy