Anglia ashpërson masat anti-Covid në prag në Krishtlindjes

Anglia ashpërson masat anti-Covid në prag në Krishtlindjes

Shifrat e larta të infektimeve me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë që autoritetet të shtrëngojnë masat kufizuese për të mbajtur në kontroll situatën.

Kryeministri Britanik, Boris Johson ka njoftuar se nuk do të lejohen tubime gjatë festës së Krishtlindjes dhe se dyqanet të cilat nuk janë të domosdoshme do të mbyllen në Londër dhe në jug të Anglisë.

Ditën e djeshme Johson ka bërë gjithashu të ditur se rregulli I cili lejon familjarët të takohen me njëri-tjetrin gjatë Krishtlindjes nuk do të jetë i vlefshëm për Londrën dhe jugin e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas kufizimeve të reja, qytetarët në pjesët e tjera të vendit mund të takohen vetëm përgjatë një ditë dhe jo siç ishte parashikuar më parë nga data 23-27 dhjetor.

Këto kufizime vijnë pas numrit të lartë të infektimeve, pasi Anglia ka regjistruar 1.9 milion raste me Covid që prej fillimit të pandemisë, duke u renditur gjithashu e dyta në Europë për numrin e lartë të viktimave në 66.000 persona që prej fillimit të pandemisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy