“Arrestimi i Tahirit” Kush e njoftoi Bashën që paralajmëroi konferencën 1 orë para?!

“Arrestimi i Tahirit” Kush e njoftoi Bashën që paralajmëroi konferencën 1 orë para?!

Pak minuta më parë u bë publik një njoftim i Prokurorisë së Përgjithshme që i kërkon parlamentit heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do t’i hapte më pas rrugën arrestimit të tij pasi akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës më bandën Habilaj.

Por ndërsa njoftimi i prokurorisë u bë publik për mediat rreth orës 13:30, kreu i PD-së, Lulzim Basha e paralajmëroi këtë fakt të rëndësishëm përmes një dalje publike.

Rreth orës 12:49 nga Partia Demokratike u dha njoftimi se Basha do të dilte sërish në një konferencë urgjente.

“Pershendetje. Kryetari Basha do jape nje prononcim tjetër urgjent te shkallet e selisë”, ishte ky paralajmërimi i dhënë nga selia e PD-së rreth një orë para publikimit të kërkesës së prokurorisë.

Duket se Lulzim Basha e mori lajmin nga kryeprokurori Adriatik Llalla, (i vendosur në këtë detyrë nga e djathta), pasi vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit ai doli në konferencë urgjente.

Basha ashtu si njoftimi i prokurorisë i bëri thirrje Kuvendit të mbledhë Konfrencën e Kryetarëve për t’i hequr mandatin Saimir Tahirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy