Edhe dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur për ndërkombëtarët, të cilët janë angazhuar për zgjidhjen e ngërçit politik mbi Reformën në Drejtësi.
Pas takimeve dyditore të stërzgjatura në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, sot takimet do të vijojnë tek ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.
Ambasadori Soreca do të mbledhë sot në orën 11:00, diplomatët e tjerë që janë angazhuar për Reformën Zgjedhore.
Mësohet se Soreca do të pres sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e Britanisë, Norman Duncan dhe përfaqësuesit e BE.



