Të riatdhesuarit, testohen vetëm rastet e dyshuara (VIDEO)

Të riatdhesuarit, testohen vetëm rastet e dyshuara (VIDEO)

Fasoneritë janë një vatër potenciale e përhapjes së koronavirusit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 12 persona janë konfirmuar me COVID 19 në fasonerinë e Krujës, shumica e të cilëve ishin punonjës të saj dhe pjesa tjetër persona kontakti. Në një Intervistë me Skype, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha për TvT se zbulimi i këtyre rasteve të reja vjen nga hetimi epidemiologjik i kryer në këtë biznes. 

Prej disa ditësh po bëhet një hetim i hollësishëm epidemiologjik për të gjitha rastet që kanë dalë të infektuar dhe falë këtij hetimi janë kapur një numër i caktuar rastesh.

Një tjetër problematikë pritet të vijë edhe nga të riatdhesuarit. Zv.ministrja Rakacolli thotë se testimit nuk i nënshtrohen të gjithë, por vetëm ata që dyshohen si të prekur me Covid 19.

Të riatdhesuarve u bëhet testimi dhe në ato raste që është gjykuar të bëhet testimi kanë qenë raste të dyshuar që mund të kenë pasur shenja ose kanë qenë njerëz me kontakte të ngushta me persona të sëmurë nga Covid-19.

Numri 2 i ministrisë së Shëndetësisë zbulon se deri më tani 60 mjekë janë të infektuar, por pa përjashtuar mundësinë që numri i tyre të jetë më i lartë. Disa prej tyre, thotë Zv.ministrja, mund të kenë neglizhuar me masat mbrojtëse dhe për këtë arsye personeli mjekësor ka filluar t’i nënshtrohet testit serologjik.

Personel shëndetësor që nga fillimi janë 60. Sot 40 prej tyre janë të shëuar. Personeli shëndetësor infektohet nga pasja e kontaktit me të sëmurin.

Në një fazë të dytë, ky lloj testimi pritet të aplikohet edhe për të gjithë personat që dyshohet se mund të jenë bartës të virusit Covid 19.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy