Protesta para bashkisë, qytetarët: Të largohet Veliaj, e ka qelbur Tiranën (VIDEO)

Protesta para bashkisë, qytetarët: Të largohet Veliaj, e ka qelbur Tiranën (VIDEO)

Qytetarët e mbledhur në protestën e thirrur para bashkisë Tiranë ditën e sotme, për të kërkuar largimin e Erion Veliajt për aferën “5D”, shprehen se duhet të largohen hajdutët.

Njëri prej tyre tha për MCN Live, se ka dalë në protestë në mënyrë që të largojnë hajdutët nga pushteti dhe bashkia, pasi kanë futur duart në taksat e shtetit.

Veliaj është përgjegjësi kryesor, Tiranën e ka qelbur, beton dynjaja e ka bërë.

Qëllimi është që ikë nga bashkia ai që nuk duhet të jetë dhe ti hapë krahut atij që është për këtë punë.

Veliaj duhet të dorëhiqet, pastaj arrestimin e shohin ata që janë ustallarë të kësaj pune.

Besoj se drejtësia do të bëhet për Erion Veliaj dhe të tjerët.

Nuk kam dëgjuar asnjëherë që të arrestohen kaq drejtorë dhe asnjë të mos flasë, përgjegjësia personale, po a janë drejtorët e tu.

Pse je ti kryetar bashkie kur nuk e di se çfarë bëjnë drejtorët e tu.

Ky na mbyti fare, nuk na lë të marrim frymë.

Një qytetar tjetër shtoi se, drejtuesit aktual janë të zhytur 100% në korrupsion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy