Kush penalizohet nëse PS merr 3 mandate në Gjirokastër? Kumbaro: Ne nuk fusim duart në asnjë parti

Kush penalizohet nëse PS merr 3 mandate në Gjirokastër? Kumbaro: Ne nuk fusim duart në asnjë parti

Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro ishte e ftuara e mbrëmjes së sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.

Teksa fliste për fushatën, drejtuesi i emisionit Mustafa Nano pyeti se cila parti penalizohet në qarkun e Gjirokastrës nëse PS merr tre mandate. Kumbaro u përgjigj duke thënë se “ne nuk fusim duart në asnjë parti, ne flasim me njerëz dhe ata vendosin për kë do të votojnë”.

Pjesë nga intervista:

Kumbaro: Unë jam numri 1 në listë dhe Bledi Çuçi është numri 3.

Është në zonën e rrezikut.

Kumbaro: Ne punojmë si skuadër, ai është drejtues i qarkut. Në këtë qark ne kemi synim 3 mandate.

Është ambicie e madhe kjo.

Kumbaro: Fakti që kemi punuar fort na dha bindje se do të ishim të suksesshëm edhe në këtë mandat. Ne jemi të gjithë në të njëjtën linjë dhe jemi të bindur se do të marrim 3 mandate.

Ka njerëz aty që punojnë për vete, ju e përjashtoni të jeni e katërta.

Kumbaro: Nuk ka asgjë të keqe nëse është kështu. Por duke qenë se kemi bërë këtë kompozim të listës dhe ne kemi vite që punojmë bashkë dhe me këtë strategji komunikimi. Unë jam këtu dhe jap garancitë që ne punojmë me këtë frymë. Kur më pyesin si është fushata mua më bën përshtypje se më është dukur 4 vite fushatë, në çdo moment di se çfarë ndodh në Përmet dhe në Gjirokastër se sa në Tiranë.

Ka garë të fortë elektorale?

Kumbaro: Nuk ka garë të fortë në kuptimin e tensioneve. Nuk e imagjinoj të ketë përplasje në qarkun e Gjirokastrës.  Unë jam një njeri që jam gjithë ditën rrugëve.

Se si tingëllon kjo që rri rrugëve.

Kumbaro: Unë e marr për kompliment këtë. Një ditë u shkëmbeva me kandidaten e PD në Gjirokastër, po pinte kafe me disa mbështetës, përfaqësuesin e LSI nuk e kam parë fare dhe nuk e di.

Nëse merrni 3 deputetë kush penalizohet.

Kumbaro: Ne nuk mbajmë mbi kurriz asnjë tjetër. Ne nuk fusim duart në asnjë parti, ne flasim me njerëz dhe ata vendosin për kë do të votojnë.

A ka rëndësi televizioni në fushatë?

Kumbaro: Të gjitha këto i thua ti se unë as nuk i mendova. Arsyeja është se më merr shumë kohë. 7 orë që mi merr TV janë koha që unë i shpenzoj në dy fshatra. Është shumë e çmuar kjo kohë, por falë teknologjisë mund ta realizojmë këtë. Mendoj që çdo kanal komunikimi është i rëndësishëm dhe nuk neglizhoj asnjë sekondë.

Ju ndohsta se kishit menduar para disa vitesh të hynit në politikë.

Kumbaro: Kur kemi bërë një intervistë bashkë 8-9 vite më para është e vërtetë se nuk e kisha menduar se do të kisha këtë trajektore. Që nga momenti që kam formuar 28 breza studentësh dhe të rris fëmijët në këtë vend kam qenë në politikë sepse nuk mund të rrija indiferente. Kur mu bë ftesa për të kaluar në aksion ishte politikë. Nëse përmes politikës kemi bërë zhvillime dhe kontribujomë që jeta e qytetarëve të bëhet më e mirë është adrenalinë për të cilën përpiqem ta bëj sa më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy