Turqia kërkon arrestimin e yllit të NBA, ka lidhje me grupe që organizuan grushtin e shtetit

Turqia kërkon arrestimin e yllit të NBA, ka lidhje me grupe që organizuan grushtin e shtetit

Prokurorët turq kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për lojtarin e basketbollit të New York Knicks, Enes Kanter.

Sipas raportimeve të mediave turke, ata e akuzojnë 26-vjeçarin Kanter, se ka pasur lidhje me grupet e armatosura që dyshohet se jenë pas grushtit të shtetit të dështuar 2016.

Lojtari i NBA, i cili e përshkruan Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan si një "diktator", mohon akuzat.

Pasaporta e tij turke u anulua në vitin 2017. Ai mban një kartë të gjelbër në SHBA.

Më parë këtë muaj, Kanter tha se nuk do të udhëtonte në Londër për ndeshjen e NBA të klubit të tij më 17 janar për shkak të frikës ndaj spiunëve turq.

"Ka një shans që të mund të vritem atje", tha ai.

Në një postim në rrjetin social "Facebook" të mërkurën, Kanter shkroi se "qeveria turke nuk mund të paraqesë asnjë provë të vetme për keqbërjet e mia" .

"Unë nuk kam as edhe një gjobë për parkim në SHBA. Unë kam qenë gjithmonë një banor që i bindet ligjit", shtoi ai.

Kara jeshile e Kanter e lejon që ai të jetojë dhe të punojë në Amerikë në baza të përhershme.

Një urdhër arresti ishte lëshuar për babanë e tij, Mehmet, në qershor të vitit 2018, pasi profesori i universitetit u akuzua për kontaktin e anëtarëve të një organizate të ndaluar.

Më shumë se 50,000 njerëz janë burgosur në të gjithë Turqinë në një goditje masive nga autoritetet, pas grushtit të dështuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy