Shqipëria, e dyta në Europë për vrasjet me armë zjarri

Shqipëria, e dyta në Europë për vrasjet me armë zjarri

Shqipëria është e dyta në Europë për numrin e vrasjeve me armë zjarri, e ndjekur nga Mali i Zi. Shifrat i referohen një raporti të “Small Arms Survey”, që përfshin vitet 2010-2015.

Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele.

Raporti thekson se, në Mal të Zi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.

Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerikat, Afrika e Jugut, Evropa Jugore, etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë.

Analiza tregon modele divergjente për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në Shqipëri, thekson raporti, normat e vrasjeve me armë zjarri dhe jo me armë të tilla kanë lëvizur kohët e fundit.

Ndërkohë, në Kroaci, numri i vrasjeve ka pësuar ulje për shkak të shtrëngimit të ligjeve për të poseduar armë si dhe fushatave të shumta për dorëzimin vullnetar të tyre. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy